RRETH EUNC

Kolegji Europian Nazaretas (EuNC) eshte nje shkolle e sherbeses profesionale ne traditen e teologjise Wesleyan-Arminiane, me mision te pajise dishepujt si Krishti per sherbese.

HISTORIA

EuNC eshte themeluar nga Kisha e Nazaretasit si nje qender trajnimi per sherbesat e saj ne Europe dhe ne vendet e pavaruara te Komonuelthit. Kjo nisi ne 1965, si nje shkolle me vendndodhje ne Büsingen, Gjermani dhe  kaloi në vitin 2011 në një shkollë plotësisht e decentralizuar me Qendra Mësimore të krijuara në më shumë se 17 vende të Evropës dhe Ish Bashkimin Sovjetik. Megjithëse metodat e shpërndarjes së saj kanë ndryshuar gjatë viteve, EuNC vazhdon te pergatise drejtues dhe sherbyes per sherbesa te krishtera ne Europe dhe ne ish Bashkimin Sovjetik ashtu sic edhe ka bere qe prej fillimit.  Edhe pse në radhë të parë i shërben nevojave të Kishës së Nazarenit, EuNC mirepret njerez nga te gjitha traditat e besimit te Krishtere,  për sa kohë që ka marrëveshje në lidhje me deklaratën bazë të besimeve të shkollës.

Image

TE BESH DIFERENCEN PERMES EDUKIMIT

Permes programeve te ndryshme qe ofron EuNC, ne propozojme te bejme ndryshimin permes edukimit duke iu bashkuar kishës në përmbushjen e misionit të saj të dhënë nga Perëndia për të arritur botën me Lajmin e Mirë të Ungjillit. Përpjekjet tona synojnë të sjellin transformim në jetën e studentëve tanë, ne rruget qe jane kontekstuale per jeten reale te studentit. Pavaresisht se eshte nje shkolle e decentralizuar, EuNC oferon te njejtin program ne cdo qender mesimore me përmbajtje përkatëse dhe kontekstualizime praktike për çdo lokalitet në mënyrë që të plotësohen nevojat specifike të shërbeses.
Image

 EDUKIMI TEOLOGJIK

Aktualisht ne ofrojmë tre programe që janë të akredituara nga Këshilli Evropian për Edukimin Teologjik (më parë Shoqata Evropiane e Akreditimit Ungjillor): Certifikata ne Formimin Shpirteror (60 ECTS), Diploma ne Sherbesen e Krishtere (120 ECTS) dhe Diploma e Avancuar ne Teologjine e Aplikuar (180 ECTS). Keto programe jane te shperndare ne formate te ndryshme, ne varesi te Qendrave Mesimore dhe gjuhes se perfshin grupi;  mesimi ne klase, klasa te plota online dhe kurse qe perdorin video konferenca.

Ju mund te lexoni me shume rreth nesh ne Katalogun Akademik. 

Diploma jone ne programin e Sherbeses se Krishtere është vërtetuar nga Kisha e Nazarenit si kerkese e përmbushjes se minimumit akademik për sherbesen e caktuar në emërtimin për Rajonin e Euroazisë.
Image

Deklarata e Bisimit

KEN-i ështe një institucion i Kishës së Nazaretasit, dhe si i tillë reflekton keto vlerat thelbësore: Ne jemi njerez te krishtere, ne jemi njerez te shenjte, ne jemi njerez ne mision. Keshtu qe, edhe programi dhe mësimdhënia, dhe standartet e sjelljes janë të udhëhequra nga Deklaratat e Besimit të Kishës së Nazaretasit. KEN-i mikpret studentët nga kisha të tjera të krishtera që ndiejnë që mund të përfitojnë nga natyra dhe kualiteti i edukimit të ofruar nga KEN-i.
Image

Ne besojmë:

  1. Ne një Perëndi-Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjte.
  2. Që Shkrimet e Dhjata e Vjetër dhe e Re jane dhene ne menyre frymezuese dhe permbajne te gjithe te verteten e nevojshme ne besimin dhe jetesen e  krishtere.
  3. Njeriu lind ne nje natyre te rene dhe eshte i prirur drejt te keqes dhe kjo vazhdon.Te papenduarit jane te pashprese dhe perjetesisht te humbur.
  4. Shlyerja permes Jezus Krishtin eshte per te gjithe rracen njerezore, dhe kushdo qe beson ne Zotin Jezus Krisht eshte i shfajesuar dhe i shpetuar nga dominimi i mekatit.
  5. Besimtaret jane thirrur te jene te shenjte dhe pas rigjenerimit permes besimit ne Zotin Jezus Krisht.
  6. Fryma e Shenjte behet deshmi ne lindjen e re dhe gjithashtu gjate gjithe jetes se shenjterimit te krishtere.
  7. Zoti do te kthehet, te vdekurit do te ringjallen dhe gjykimi i fundit do te ndodhe.