2023/2024 KURSE

  • ACP1000 Orientimi ne Kolegj (0 ECTS) me Edlira Biti.Hyrja në Studimet e Kolegjit siguron informacionet bazë mbi KEN dhe punën akademike brenda institucionit.

    Hyrje në Studimet e Kolegjit është një lëndë e detyrueshme për të gjithë studentët.

  • MIS1000: Mentorimi (0,5 ECTS) me Edlira Biti. 01 shtator 2023 - 31  gusht 2024. Ky aktivitet i programit mësimor është ndërtuar për të ndihmuar studentët në studimet e tyre dhe në zhvillimin e tyre personal. Mentorimi mund të përfshijë një fushë të gjerë aktivitetesh, por që të gjitha kanë për qëllim të ndihmojnë zhvillimin e studentit, me anë të këshillimit akademik, adhurimit të trupit të Krishtit, drejtimit shpirtëror, diskutimeve të gjërave të rëndësishme mbi shkollën në grupet e vogla.

    Mentorimi kerkohet per te gjithe studentet si ne nivelin e Programeve ne Formimin Shpirteror dhe per Diplomen ne Sherbesen e Krishtere. Nje minimum prej 0.5 ECTS duhet te fitohet per cdo 30 ECTS. Kursi I pare I mentorimit duhet te erret ne fillim te studimeve te KTN-se.

  • ACP1213: Aftesite Akademike 1 (3 ECTS) me Edlira Biti. 16 tetor 2023 - 26 nëntor 2023. Ky kurs është i pari në dy klasat e aftësisë akademike, i cili i njeh studentët me aftësitë e nevojshme për suksesin akademik në EuNC. Kjo klasë zhvillon komunkimimin e kërkimeve duke përdorur në kontekstin e shërbesës.

    Aftësite Akademike 1 zhvillon aftësitë bazë të arsyetimit dhe reflektimit dhe i mëson studentët se si të shprehen qartë dhe të dialogojnë me të tjerët; fut lloje të ndryshme shkrimesh në kontekstin e EUNC-së dhe ministrisë; dhe u jep studentëve aftësi themelore për të shkruar ese.

  • PRC2105: Ungjillizimi dhe Kisha (5 ECTS) me Craig Shepperd. 03 janar 2024 - 12 mars 2024. Kjo lëndë zbulon mënyrën se si mund të arrihen njerëzit që jetojnë në një shoqëri post-moderne/post-komuniste dhe post-Kristiane me anë të dhe se si një kishë misionare mund të mbjellë kisha të reja. Do të vlerësohen dhe shpjegohen mënyrat e ndryshme për të arritur njerëzit me anë të Ungjillit dhe për të mbjellë bashkësi Besimi. Pikëpamjes biblike-teologjike brënda do të shërbejnë për të mbjellë pasionin e secilit student për të arritur brezin e tyre dhe te tjerët duke mbjellë bashkësi të Krishtera Besimi.

  • MIS1203: Thirrja dhe Shërbesa Personale (3 ECTS) me Cezarina Glendenning. 21 mars 2024 deri më 08 maj 2024, pushim: 29 mars - 02 prill. Thirrja dhe Shërbesa Personale është një lëndë e nivelit hyrës dhe ekspozon studentët ndaj koncepteve të thirrjes personale, dhe i lidh ata me kontekstin e materialeve të prezantuara në lëndët e mëparshme, Misioni i Perëndisë dhe Kisha. Kjo lëndë eksploron cfarë do të thotë të gjesh një vend në shërbesë dhe domethënien personale në planin e Perëndisë dhe Mbretërisë së Tij në bazë të dhuntive të dhëna, aftësive dhe trashëgimisë. Do të zbulohen konceptet historike dhe teologjike të thirrjes, gjithashtu, kjo lëndë është një reflektim i gjerë mbi vetveten dhe një përpjekje për të fituar më shumë siguri personale me potencialin e vecantë që kontribuon mbi misionin e Perëndisë dhe Kishës.
  • MIN2205: Predikimi (5 ECTS) me Ergest Biti. 19 qershor 2024 - 30 korrik 2024. Kjo lëndë prezanton studentin me themelet e formimit të predikimeve dhe prezantimin e tyre, duke u përqëndruar në mënyrë të veçantë mbi predikimet e ekspozuara.
  • MIS1103: Misioni i Perëndisë dhe Kisha (3 ECTS). 14 qershor 2024 - 26 korrik 2024. Kjo lëndë është një lëndë hyrëse e cila ekspozon studentët mbi një pikëpamje misionare në shërbesë. Me anë të një eksplorimi biblik-teologjik të misionint të Perëndisë, studentët do zbulojnë natyrën esenciale të kishës si trupi i Krishtit në botë i krijuar për të bashkëpunuar me Perëndinë për të përmbushur misionin e Tij në botë.
  • MIN1101/2/3: Practicumi (1/2/3 ECTS) me Edlira Biti . Kreditet e praktikës i japin mundësi studentëve që të marrin një eksperiencë praktike të mbikqyrur duke marrë pjesë në një shërbesë të kishës lokale ose kontekstit lokal përgjatë studimeve. Orët e praktikës merren duke qënë pjesë e një skuadre apo grup i përfshirë në një shërbesë të vazhdueshme dhe aktive. Pjesemarrja e studentëve brenda skuadrës dhe kontributi i tyre në shërbesë do të konsiderohet si ore praktikë të fituara.

    Ky kurs ndohmon ne permbushjen e kerkesave praktike dhe perfshirje ne KEN.

  • MIN2603: Program Stazhor (3 ECTS) me Edlira Biti ose Alan Schrock. Stazhi ekspozon studentin me praktikat e shërbesës. Nën mbikqyrjen e një shërbyesi / stafi studentët do të zhvillojnë aftësi për shërbesën dhe do të arrijnë të kuptojnë thirrjen e tyre dhe përgjithësitë e lidhura me këtë thirrje.

    Ky stazh bëhet gjatë studimeve në nivelin e dytë.